image Deputeti i PDK-së: Në asnjë takim nuk është diskutuar për përfshirjen e PDK-së në Qeveri

Politikë

Deputeti i PDK-së: Në asnjë takim nuk është diskutuar për përfshirjen e PDK-së në Qeveri

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, është shprehur se subjekti i tij asnjëherë nuk ka diskutuar brenda mbledhjeve të tyre që të futen në Qeverinë e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Gashi tha se takimet e tyre në seli kanë qenë të shkurta.

“Ju siguroj se në asnjë takim të PDK-së nuk është diskutuar për përfshirjen e PDK-së në Qeveri. Takimet tona kanë qenë të shkurta”, tha ai.

Gashi po ashtu theksoi se ka thashetheme brenda dhe jashtë që PDK-ja të futet në këtë Qeveri.

“Vullneti i strukturave të PDK-së është të mbetemi në opozitë. Ka zëra nga jashtë dhe brenda që dëshirojnë që PDK-ja të futet në qeveri. Por, qëndrimi i PDK-së është që të mbetemi në opozitë”, tha Gashi në T7.

/Gazeta Sinjali/