image Gjykata vendos për Kujtim Gashin e PDK-së që akuzohej për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Drejtësi

Gjykata vendos për Kujtim Gashin e PDK-së që akuzohej për keqpërdorim të pozitës zyrtare

news image

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim lirues ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, i cili akuzohej për keqpërdorim të pozitës zyrtare në kohën kur ishte kryetar i Kuvendit Komunal në Prizren.

Ky është njoftimi i Gjykatës Themelore në Prizren:

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me trupin gjykues në përbërje: Raima Elezi kryetare, Luan Berisha dhe Alija Fazlji anëtarë, ka shpallur aktgjykim lirues, ndaj deputetit të PDK-së, Kujtim Gashi, i cili akuzohej se kishe keqpërdorur pozitën zyrtare gjatë kohës sa kishte qenë kryetar i Kuvendit Komunal në Prizren.

Gashi akuzohej se gjatë vitit 2015, deri në tetor të vitit 2016, në Prizren në cilësinë e kryesuesit të Asamblesë Komunale, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare, duke keqpërdorë pasurinë publike me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për persona tjerë juridik TV ”Besa” dhe TV “Opinion”, në atë mënyrë që pa procedurë të tenderimit lidh kontrata për transmetimin dhe ritransmetimin e seancave të Asamblesë Komunale në Prizren me TV “Besa”, me datë 08.01.2015 në shumën prej 250 euro për çdo seancë ndërsa pagesat për këto shërbime janë autorizuar gjatë vitit 2016 në shumën prej 1750 euro, po ashtu ka lidhur kontratë me TV “Opinion” me datë 08.01.2015, në shumën prej 400 euro për transmetimin e seancave të Asamblesë Komunale ndërsa pagesat janë autorizuar gjatë vitit 2015, 2016 në shumën prej 6700 euro, gjithsej për këta dy televizione ka autorizuar pagesat në shumë prej 8,450 euro, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik 04/L-41, Ligjin mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive nr. 03-L/048 si dhe rregulloren e thesarit 01/2013 për shpenzimin e parasë publike.- kësodore kishte për kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar nga neni 422 par. 1 lidhur me par. 2 nën par. 2.2 të KP-së

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, përfundon njoftimi.

/Gazeta Sinjali/