image Deputeti i PDK-së: Hoti më shumë e ka vizituar Brukselin se sa QKUK-në

Politikë

Deputeti i PDK-së: Hoti më shumë e ka vizituar Brukselin se sa QKUK-në

news image

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu e ka kritikuar Qeverinë Hoti për keqmenaxhimin me pandeminë COVID-19.

Sipas Haxhiut, kryeministri Avdullah Hoti më shumë ka shkuar në Bruksel se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Hoti më shumë ka shkuar në Bruksel se në QKUK. Kjo tregon për përkushtimin e kësaj Qeverie”, ka thënë ai.

Por, pakënaqësi e kritika Haxhiu pati edhe për qeverisjen e kaluar, ku kryeministër ishte Albin Kurti.

Ai ka thënë se prej fillimit të pandemisë e deri tani, mund të flitet vetëm për pasojat që ka lënë keqmenaxhimi nga Qeveria Hoti dhe ish-qeveria Kurti./Gazeta Sinjali/