image Deputeti i PDK-së: Benzemas munden me ja kalu veç Vjosa e Bini me autogola në politikë të jashtme

Politikë

Deputeti i PDK-së: Benzemas munden me ja kalu veç Vjosa e Bini me autogola në politikë të jashtme

news image

Mbrëmë në ndeshjen mes Real Madridit dhe Chelseat, pa dyshim që Karim Benzema ishte lojtari më në formë, pasi shënoi tri gola. E me sulmuesin francez, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, e ka krahasuar kryeministrin Kurti e presidenten Osmani.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Kastrati ka shkruar se Benzemas mund t’ia kalojë veç Kurti e Osmani me super autogola në politik të jashtme.

Postimi i plotë:

Miq,

une nuk jam per Real Madrid ama ky eshte SUPER BENZEMA. ….i dha dy supergola per dy minuta…. FENOMENAL….ketij veç Vjosa e Bini munden me ja kalu me super autogola ne politike te jashtme..????.. kur eshte futbolli i bukur na jep super emocion miq.

Kujtojmë se Kastrati në të kaluarën kishte përdorur gjuhë denigruese ndaj presidentes Osmani, ku më pas UP-ja e kishte dërguar këtë çështje për trajtim me prioritet në Këshillin e Etikës.

/GazetaSinjali/