Nisma Socialdemokrate nuk do ta votojë qeverinë Kurti, e cila pritet të dalë për votim në Kuvend të hënën, shkruan Gazeta Sinjali.
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala ka konfirmuar se deputetët e partisë së Fatmir Limajt nuk do të votojnë pro qeverisë Kurti.
Po ashtu, ka thënë se Nisma nuk e përkrah opsionin për qeveri të pakicës, duke shtuar se kjo nuk do të ishte zgjidhje e mirë për vendin./Gazeta Sinjali/