image Deputeti i Listës Serbe pretendon se një mjet shpërthyes është hedhur në oborrin e shtëpisë së tij

Politikë

Deputeti i Listës Serbe pretendon se një mjet shpërthyes është hedhur në oborrin e shtëpisë së tij

news image

Një mjet shpërthyes është hedhur në lokalin që është pjesë e shtëpisë së deputetit të Listës Serbe, Zoran Maksimoviq në Ranillug.

Maksimoviq ka dhënë një prononcim rreth kësaj ngjarje për portalin Kosova Onlie, ku ka thënë se mjeti shpërthyes i dorës është hedhur në kopshtin e lokalit, i cili në atë kohë ishte i mbyllur.

Ai ka thënë se i ka lajmëruar Policinë e Kosovës, duke shtuar se për hetime kanë ardhur policë nga Prishtina dhe Gjilani.

“Ishim me pushime, vetëm vajza ishte në shtëpi. Të gjithë e dëgjuan shpërthimin, por nuk e dinin se çfarë ishte dhe askush nuk e pa se kush e bëri atë. Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Rasti është raportuar në polici, kanë bërë hetime, ka pasur policë nga Gjilani dhe Prishtina. Hetimi janë në vazhdim dhe nuk mund të them asgjë më shumë.” – është shprehur deputeti Maksimoviq.

/GazetaSinjali/