image Deputeti i Listës Guxo: Vitia na injoroi totalisht kur i kërkuam takime për pandeminë

Politikë

Deputeti i Listës Guxo: Vitia na injoroi totalisht kur i kërkuam takime për pandeminë

news image

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nga Lista Guxo, Burim Karameta, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, të cilin e kritikoi për uljen e shtesave për stafin mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

Karameta tha se Vitia ka injoruar të gjitha kërkesat që i kanë bërë deputetët, me qëllim që të japin kontributin e tyre në menaxhimin e pandemisë.

Injorimi të cilin thotë se ia bëri ministri i Shëndetësisë, e nxiti Karametën që të reagojë në rrjete sociale, ku adresoi shumë kritika në drejtim të Vitisë.

“Për çudi mungon një transparencë nga Vitia dhe për këtë kërkova një reagim nga Ministria e Shëndetësisë, pasi ishte në dualizëm nëse të punojë në MSH apo si kryetar i Prishtinës. Ne kemi kaluar muajin e katërt të qeverisë dhe e vetmja formë e komunikimit ka qenë ajo përmes postimit tim. Kemi kërkuar ditë të tëra që të takohemi si deputetë, është e drejtë kushtetuese t’i shkëmbejmë raportet tona dhe të japim kontributet për menaxhimin e pandemisë, por injorimi ka qenë total. Vitia nuk u është përgjigjur kërkesave të deputetëve për takimet për situatën me pandeminë në vend”, tha Karameta në Kanal 10.

Ndonëse thotë se u ofendua dhe u sha nga përkrahës të VV-së, ai thotë se askush nuk do ta ndalojë mendimin e tij ndryshe.

“Po ndodhi një gjë e tillë (u ofendova), nuk e prisja një reagim të tillë, e paraqita një gjendje faktike”, tha ai./Gazeta Sinjali/