image Deputeti i LDK-së: Zgjedhje të reja mund të ketë vetëm në këto dy raste

Kosovë

Deklarata/ Deputeti i LDK-së: Zgjedhje të reja mund të ketë vetëm në këto dy raste

news image

Deputeti i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, e ka përjashtuar mundësinë që të ketë zgjedhje në një periudhë të afërt.

Përmes një postimi në Facebook, Avdyli ka thënë se nuk ka mundësi që të ketë zgjedhje tjera të parakohshme para vitit 2023, pasi sipas tij, koalicioni LVV-LDK nuk ka problem me numrat, shkruan Gazeta Sinjali.

“Zgjedhje afër ska sigurtë. Nëse PANI me 39 deputetë, arriti ti bënte 61 ( minus 22) , Koalicioni i ndryshimit 57 deputetë (me vetëm minus 4 ) të shkonë në zgjedhje ska me ndodhë asesi. Mjaftojnë edhe 4 nga 10 deputetë të pakicave joserbe, por munden edhe deputetët Serbē, e ndoshta edhe deputetë të veqantë të opozitës të votojnë, prandaj problemi i numrave nuk egziston”, ka shkruar Avdyli.

Sipas tij, në zgjedhje të tjera të parakohshme shkohet vetëm nëse LDK-ja dhe LVV-ja pajtohen që të shkojnë në zgjedhje, apo në rastin tjetër, nëse LVV nuk do ta mandatojë kandidatin e saj për kryeministër.

“Në zgjedhje shkojmë vetëm nëse LDK dhe LVV pajtohen të shkojnë zgjedhje, apo nëse partia që ka drejtën e mandatimit të KM dmth LVV nuk donë të mandatojë kandidatin e saj dhe ti siguroj edhe ata 4 deputetë të pakicave që me kushtetutë është i obliguar ti ketë qeveri. Këto pakica kanê jo 4 por 20 deputetë, që dmth qeveria e re do i ketë gjithsejtë 78 deputetë (jo 61 si ajo e kaluara) të cilët do duhej ta votonin Qeverinë e re. Kjo ska të bëjë fare me Nisman a hyn apo jo në parlament, por me ne. Prandaj zgjedhje do ketë por tek në vitin 2023”, ka shkruar Avdyli. /Gazeta Sinjali/