image Deputeti i LDK-së: Vjosa Osmani tha se koalicioni do të ndodhë shumë shpejt

Kosovë

Deklarata/ Deputeti i LDK-së: Vjosa Osmani tha se koalicioni do të ndodhë shumë shpejt

news image

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Haxhi Avdyli është shprehur optimist se koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje do të arrihet, por thotë se kjo bëhet vetëm me balancim të ndarjes së pushteteve.

Pas takimit me ish-shefin e OSBE, William Walker, Avdyli tha se pozita e kryeparlamentarit për LDK nuk është pengesë, pasi mund të gjenden formula të tjera.

“Nënkryetarja Vjosa Osmani e informoi për angazhimin e LDK-së që sa më shpejt të ndodhë koalicioni i cili është votuar nga shumica e qytetarëve. Besojmë shumë që ky koalicion do të ndodhë. E kuptojmë frustrimin e qytetarëve për vonesat, për këto janë diskutimet që ndodhin edhe në shtetet demokratike. Përfundimi i këtij koalicioni do të jetë në të mirë të qytetarëve. Ku do të ketë balancimi i pushteteve”, tha ai.

Avdyli e pranoi se diskutimet ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike janë në fazën përfundimtare dhe se kanë mbetur edhe disa detaje për t’u diskutuar.

“Diskutimet tani janë ka fundi, janë shterur të gjitha kanë mbetur disa detaje të vogla që do të sqarohen…ne po kërkojmë edhe si deputet të ndodhë koalicioni për format dhe mënyrat është detyrë e atyre që janë të autorizuar”, u shpreh deputeti i zgjedhur i LDK.

Sa i përket pozitës së kryeparlamentarit, Avdyli tha zgjedhja e Glauk Konjufcës nuk është pengesë drejt arritjes së koalicionit pasi mund të gjenden formula të tjera.

“Nuk e besoj që ajo është pengesë, ka formula të tjera që janë pjesë e diskutimeve. Jam shumë optimist se do të gjendet formula e duhur për katër vite ku edhe LDK do të ishte komode”, përfundoi ai.