image Deputeti i LDK-së tregon se çfarë është biseduar në Këshillin e Përgjithshëm për postin e presidentit

Kosovë

Koalicion/ Deputeti i LDK-së tregon se çfarë është biseduar në Këshillin e Përgjithshëm për postin e presidentit

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka treguar se LDK ka biseduar para dy ditë për postin e presidentit në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie.

Gashi është pyetur se përse LDK nuk po e tregon emrin e kandidatit të saj për president. Gashi ka thënë se në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm është diskutuar për këtë post, por sipas tij nuk është përmendur asnjë emër.

“Nuk e kemi vendos ende për emrin, megjithatë e kemi vendos në Këshillin e Përgjithshëm, por nuk kemi folur për emër, por vetëm për parime. Nuk mund të flasim për emra të veçantë sepse çfarë në të ardhmen nuk dihet”, ka deklaruar ai në T7./Gazeta Sinjali/