image Deputeti i LDK-së: Ti vendos të mos shkosh në dialog, por pastaj nuk ke 'qare' pa shkuar

Politikë

Deputeti i LDK-së: Ti vendos të mos shkosh në dialog, por pastaj nuk ke ‘qare’ pa shkuar

news image

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike, Arben Gashi, duke i dal në përkrahje kryeministrit Avdullah Hoti, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se të gjithë e dinë se Kosova nuk ka fuqi për ta caktuar kohën e as pjesëmarrjen në bisedime me Serbinë.

Duke komentuar dërgimin e Ibrahim Makollit në ekipin e dërguar në Bruksel, Gashi në seancën e Kuvendit, tha se ai është në rrjedha për dhunën, vrasjet dhe të gjithë atë çka ka ndodhur në atë kohë, pasi ka qenë kryetar i KMDLNj-së.

“Unë e di që ju e dini që ne nuk mundemi ta caktojmë kohën, saktë e dini të gjithë, nuk kemi fuqi. Nuk kemi fuqi ta refuzojmë pjesëmarrjen në bisedime, sepse është përtej. Ti vendos të mos shkosh, por pastaj vendos të shkosh se nuk ke ‘qare’ pa e përfaqësuar vendin tënd ose nuk vendos hiq se të shkarkojnë”, tha ai.

Më tej, Gashi u shpreh se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, vetëm Vuçiqit po ia përmendin emrin.

Ndaj kësaj deklarate, menjëherë ka reaguar shefi i grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi.

“Po thoni që e kemi përmend Vuçiqin 48 herë, por së pari këtë numrin 48 e shpifët. Sidoqoftë edhe 48 herë ne e përmendim Vuçiqin sepse më mirë është me përmend se sa të bahskëpunosh me të. Edhe këtu jeni si Thaçi, shkonte dhe fliste me Vuçiqin dhe na thoshte po e përmendni Vuçiqin, shkonte e fliste me Serbinë dhe thoshte po e përmendni Serbinë. Po, e përmendim se na keni pru te hunda me Vuçiqin dhe Serbinë, si dhe është krejt normale”, tha ai.

Më tej, Selimi tha se po thonë se ka transparencë lidhur me dialogun, por ata si deputet nuk dinë asgjë çka është diskutuar brenda, vetëm se kanë dëgjuar në media./Gazeta Sinjali/