image Deputeti i LDK-së: S'kam votuar pro mocionit, ka munguar sqarimi se çfarë do të ndodhë pastaj

Kosovë

Seanca/ Deputeti i LDK-së: S’kam votuar pro mocionit, ka munguar sqarimi se çfarë do të ndodhë pastaj

news image

Deputeti i LDK-së, Ardian Shala, në seancën e Kuvendit për rrëzimin e qeverisë e ka cilësuar si gabim mocionin e ngritur nga partia e tij.

Shala ka thënë se ky mocion do të duhej të bëhej pas kalimit të situatës ku ndodhemi tash, shkruan Gazeta Sinjali.

“Gabimi i dytë, mocioni i mosbesimit të qeverisë në këtë kohë të rëndë për vendin dhe qytetarët e Kosovës nga partia ime. Mocioni i mosbesimit në rrethana normale pas një sjellje të këtillë të partnerit të koalicionit do të ishte normal. Ishte pikërisht kërkesë që të kemi në konsideratë gjendjen në të cilën është vendi dhe mocioni të bëhet pas kalimit të pandemisë, në takimin e grupit parlamentar të LDK-së, kur janë dhënë nënshkrimet për mocion, gjë që unë nuk e kam bërë”, ka thënë ai.

Gjatë mbledhjes së nënshkrimeve për thirrjen e kësaj seance, Shala ka thënë se ka munguar argumentimi për sqarimet e nevojshme se çfarë do të bëhet pastaj.

“Mosdhënia e nënshkrimit nuk ka qenë si mbështetje e vendimit të kryeministrit aktual, por si rezultat i mungesës së argumentimit për të dhënë sqarimet e nevojshme, mungesa e një alternative të qartë se çfarë do të ndodhë pas mocionit si dhe situata në të cilën po gjendet vendi”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/