Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar ndaj shkrimeve të ish-deputetëve të PAN-it dhe PSD-së, për lajmet se mbrëmë janë takuar Albin Kurti dhe Isa Mustafa, në shtëpinë e këtij të fundit në Prapashticë.
Në reagimin e tij në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali, Avdyli shkruan:
“Si të shihni që politikanët e PAN-it e PSD-së , dhe të ” pavarurit ” e varur nga ata, të shkruajnë zi e terr e me nervoz ndaj mundësisë së koalicionit VV-LDK, kuptone që puna është mirë. Ndryshimi po iu dhemb shumê”. /Gazeta Sinjali/