image Deputeti i LDK-së: Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës ta sanksionojnë Thaçin

Kosovë

Politikë/ Deputeti i LDK-së: Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës ta sanksionojnë Thaçin

news image

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka shkruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke e eliminuar rolin evropian në dialogun Prishtinë – Beograd.

Avdyli ka shkruar në Facebook se pozicioni i presidentit Thaçi është i rrezikshëm për Kosovën.

Ai thotë se para se presidenti të akuzoj Evropën për mos liberalizimin e vizave duhet që të hesht pasi që qeveria e tij e ka instaluar korrupsionin dhe e ka lënë vendin larg Evropës.

“Ai edhe degradoi dialogun me Serbinë. Prandaj jo që duhet ky më të udhëheq kurrfarë dialogu me askënd sepse atë edhe kushtetutë e udhëheq Qeveria por duhet Kuvendi i Kosovës ta sanksionoi atë nga çdo veprim politik jashtë kompetencave të tij në raporte me ndërkombëtarët e fqinjët”, ka shkruar deputeti i LDK-së. /Gazeta Sinjali/