image Deputeti i LDK-së publikon kushtet e AAK-së për koalicion: Asnjë fjalë për taksën dhe reciprocitetin

Kosovë

Qeveria/ Deputeti i LDK-së publikon kushtet e AAK-së për koalicion: Asnjë fjalë për taksën dhe reciprocitetin

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Shala ka publikuar një dokument të nënshkruar nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ku renditen kushtet e këtij subjekti politik për të hyrë në koalicion me LDK-në.

Në mesin e prioriteteve të renditura në këtë dokument, janë edhe disa autostrada, mes tyre edhe finalizimi i autostradës së Dukagjinit, projekt të cilin LDK e kishte kundërshtuar, shkruan Gazeta Sinjali.

“Prioritetet e AAK-se për qeverisjen me LDK-ne :

– asnjë fjalë për taksën 100%, e reciprocitetin.

– 3 autostrada, mundësisht kah livadhet e veta.

– Riperseritja e premtimit per korrigjim te demarkacionit qe e votuan vetë.

Asnjë fjalë për programin e përbashkët qeveritar e cila si duket sështë diskutuar fare.

Asnjë fjalë per luftimin e pandemisë e shëndetësinë.

Asnjë fjalë per krizën ekonomike ,as për punesim, e zhvillim ekonomik. E ne fund do sllogane bajate”, ka shkruar Haxhi Avdyli në Facebook.

Avdyli ka votuar kundër rrëzimit të qeverisë LVV-LDK dhe është kundër formimit të qeverisë së re me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe komunitetet. /Gazeta Sinjali/