image Deputeti i LDK-së: Propozimi për shkarkimin e Osmanit është kërcënim dhe gabim i kryesisë

Politikë

Deputeti i LDK-së: Propozimi për shkarkimin e Osmanit është kërcënim dhe gabim i kryesisë

news image

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit deputet në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Rexhepi, ka komentuar popozimin e liderit të kësaj partie, Isa Mustafa, për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga të gjitha pozitat në këtë parti, shkruan Gazeta Sinjali.

Propozimin e Mustafës Rexhepi e ka cilësuar si kërcënim dhe gabim të kryesisë.

Ai thotë se nuk do ta votoj[ këtë propozim, pasi thotë se është hakmarrje ndaj Osmanit dhe deputetëve të tjerë.

“Unë nuk do ta votoj. Jam kundër. E vlerësoj se kryesia po kërcënon, përmes Facebook, përmes letrave. Një lloj kërcënimi, gabim i kryesisë. Është i gabueshëm. Nuk kam vlerësim. Ka pasur mundësi me u zgjidh dhe me pritë. Nuk e kemi për ngutë është hakmarrje ndaj Vjosa Osmanit dhe për deputetët e tjerë. Kur kemi probleme tjera, si ka ardhë kjo, të lihet për një kohë tjetër. Gabim i rëndë dhe tendencioz”, tha Rexhepi./Gazeta Sinjali/