image Deputeti i LDK-së konfirmon se nuk e ka nënshkruar mocionin për shkarkimin e Kurtit

Kosovë

Qeveria/ Deputeti i LDK-së konfirmon se nuk e ka nënshkruar mocionin për shkarkimin e Kurtit

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka konfirmuar se nuk e ka nënshkruar mocionin për shkarkimin e Qeverisë Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Avdyli ka thënë se arsyeja pse nuk e ka nënshkruar këtë mocion është situata e rëndë pandemike në Kosovë.

“Dua të konfirmoj opinionin e mediat që unë si deputet i LDK-së nuk e kam nënshkruar mocionin për shkarkimin e KM Albin Kurtit. Arsyet për këtë veprim janë situata e rëndë pandemike që ndodhet vendi dhe paqartësia e veprimeve të ardhshme politike për dalje nga kriza institucionale që rrezikojmë të futemi”, ka shkruar Avdyli./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/haxhi.avdyli.5/posts/10218694850540032