Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka kërkuar nga presidenti i vendit, që t’ia shpjegojë popullit të Kosovës për, siç thotë ai, promovimin e idesë për shkëmbim territorial, pse e promovoi këtë ide, pse e përkrahu dhe kush ishte iniciatori, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ishte ide e Boltonit , e Vuqiqit apo ishte ide e tij. Dhe duhet ta thotë qartë si Grenelli nese edhe ai tani e ka hedhur poshtë si ide”, ka shkruar Avdyli në profilin e tij në Facebook.
Më tej, ai ka shtuar se është lajm i mirë që ideja për shkëmbim të territoreve u hodh poshtë nga Grenell dhe “lidershipi i Presidentit Trump dhe mbeti si ide e një këshilltari kontravers”.
“Tani që Grenell doli në Fox Neës dhe e pranoi që idea e shkëmbimit territorial ka egzistuar edhe ne qarqet më të larta në administratën amerikane, por në të njejten kohë ësht lajm i mir që kjo ide u hodh poshtë nga ai e lidershipi i Presidentit Trump, dhe mbeti si ide e një këshilltari kontarvers”, ka shkruar tutje ai./Gazeta Sinjali/