image Deputeti i LDK-së i infektuar me koronavirus del në bjeshkë, thotë se nuk ka simptoma

Kosovë

Deputeti i LDK-së i infektuar me koronavirus del në bjeshkë, thotë se nuk ka simptoma

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, i cili para 2 javës ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, sot ka bërë daljen e parë në Bjeshkën e Jezercit, shkruan Gazeta Sinjali.

Avdyli përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka qëndruar 17 ditë në vetizolim dhe thotë se tash e disa ditë nuk ka simptoma të COVID-19.

“Pas 17 ditë karantinimi dhe disa ditë pa simptoma, sot bëra daljen e parë në Bjeshkën e Jezercit për të oksigjenuar mushkëritë. Drejt rikthimit të plotë. #mbajdistancë #mbajmaskë”, ka shkruar deputeti Avdyli./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/haxhi.avdyli.5/posts/10219987766142114