image Deputeti i LDK-së: Humbja në Podujevë është alarm për partinë tonë

Politikë

Deputeti i LDK-së: Humbja në Podujevë është alarm për partinë tonë

news image

Deputeti i LDK-së, Faton Bislimi ka thënë se humbja në zgjedhjet lokale të Podujevës duhet të jetë një moment reflektimi për partinë e kryetarit, Isa Mustafa, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai është shprehur se humbja e bastionit pas 20 vjet qeverisje është një alarm për LDK-në.

“Është frymë e ndryshimeve që nuk mund t’i dedikohet vetëm një personi, por të gjithë individëve në LDK pasi që elektorati nuk është i njëjtë sikurse para 20 vjetëve. Ne duhet të reflektojmë që të vihemi në ballë të këtyre sfidave. Nuk besoj se rezultati në Podujevë e ligështon LDK-në, por është alarm tingëllues për LDK-në”, ka thënë Bislimi në RTV Dukagjini.

Ai po ashtu theksoi se humbja në Podujevë është një leksion për LDK-në, por që sipas tij kjo parti do të arrijë të rikthehet në zgjedhjet e ardhshme.

/Gazeta Sinjali/