image Deputeti i AKK-së: Liderët politikë takohen me Bërnabiçin, ndërsa nuk takohen mes vete për teke personale

Kosovë

Politikë/ Deputeti i AKK-së: Liderët politikë takohen me Bërnabiçin, ndërsa nuk takohen mes vete për teke personale

news image

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka thënë se Kosova nuk ka konsensus të brendshëm dhe sipas tij Qeveria Kurti nuk po bën përpjekje për ta unifikuar spektrin politik në vend.

Sipas Selmanajt, liderët politik nuk po e kanë problem që të takohen me Vuçiqin dhe Bërnabiçin, ndërsa sipas tij për teke personale nuk takohen liderët politik.

“Kosova fatkeqësisht nuk ka konsensus të brendshëm, madje as që ka pasur përpjekje serioze nga qeveria, për t’u arritur konsensusi i partive politike në vend. Së fundit një ide e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj është për t’u përshëndetur dhe përkrahur, nuk po mundem me kuptu pse nuk po munden të ulen bashkë në një takim liderët tanë kur nuk po e kanë as një problem me u ulë me Vuçiqin e Bërnabiqin. I ftoj të gjithë liderët politikë që t’i mënjanojnë teket dhe interesant e ngushta partiake”, ka thënë Selmanaj. /Gazeta Sinjali/