Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se Albin Kurti po bën gabim historik duke e zëvendësuar taksën me reciprocitet, sepse sipas tij taksa është vendosur në të mirë të Kosovës dhe në dëm të Serbisë.
‘’Albin Kurti, po bën gabim historik sepse nuk është nevoja të largohet taksa. Ramush Haradinaj ka vendosur taksën në të mirë të Kosovës. Serbia na ka bërë shumë dëme duke bërë thirrje që Kosova të mos anëtarësohet në organizata botërore’’, është shprehur Berisha në t7.
Gjithashtu, Berisha tha se Albin Kurti nuk duhet të shkojë si i dobët në dialog duke e hequr taksën për të hyrë në negociata.
Ndërkaq, ai kërkoi që çështja e reciprocitetit t’i shpjegohet popullit më qartë, sepse reciprociteti nuk është më shumë se taksa./ Gazeta Sinjali/