Deputeti i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Rasim Selmanaj është shëruar nga koronavirusi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Selmanaj përmes një postimi në Facebook.
“Sapo ma konfirmuan nga Instituti se jam i shëruar plotësisht nga COVID-19.Po ashtu, edhe në test kam rezultuar NEGATIV. Ju falënderoj nga zemra juve që me dërguat me mijëra mesazhe e telefonata për shërimin tim”, ka shkruar Selmanaj./Gazeta Sinjali/