image Deputeti i AAK-së publikon foto për ‘inati’ me Thaçin dhe i del në krah pas ngjarjeve të fundit

Kosovë

Deputeti i AAK-së publikon foto për ‘inati’ me Thaçin dhe i del në krah pas ngjarjeve të fundit

news image

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka reaguar pas komenteve e ofendimeve që po i bëhen ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Selmanaj, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se komentet e shqiptarëve kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ia rikujtojnë atij shkrimet e gazetave të Beogradit.

“Duke lexuar disa komente kundër Hashim Thaqit për një moment mendova se jam duke lexuar ‘ čirilic’ gazetat në burgun e Beogradit…Jo, fatkeqësisht këtë here ishin disa shqiptar…Si për inat të këtyre injorantëve e të paditurve po e postoi këtë foto me një nga personazhet kryesore të luftës së UÇK-së, z. Hashim Thaqi. Beteja për pastërtinë e luftës së UÇK-së i takon çdo shqiptari, pavarësisht bindjeve politike e partiake”, shkroi ai.

Ndryshe, Hashim Thaçit iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale i cili dyshohet se ka kryer krime gjatë kohës së luftës.

/Gazeta Sinjali/