image Deputeti i AAK-së kundërshton vendimin e ministrit Skender Reçica

Sociale

Deputeti i AAK-së kundërshton vendimin e ministrit Skender Reçica

news image

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, i cili obligon secilin veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të lajmërohet dy herë në vit në zyrat e kësaj ministrie.

Syla ka kërkuar nga ministri Reçica që ministria që ai udhëheq ta rishikojë këtë vendim, pasi që sipas tij, zbatimi i këtij vendimi është caktuar në kohën e gabuar, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

“Pas vendimit të marrë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku çdo veterani i duhet të lajmërohet në zyret e Ministrisë dy herë në vit, për të deklaruar që janë gjallë, shpreh kundërshtimin tim ndaj vendimit, i cili edhe pse mund të ketë qëllim të mirë, zbatimi i tij është në kohën e gabuar. Andaj kërkoj nga ju që të rishikoni këtë vendim dhe të shtyni zbatimin e tij deri pas përfundimit të gjendjes pandemike”, ka shkruar Syla. 

Syla ka thënë se grumbullimi i veteranëve pranë zyrave të MPMS-së, përpos që është i ndaluar, është edhe i rrezikshëm për shëndetin publik, sepse, sipas tij, grumbullimet e tilla mund të bëhen vatra të përhapjes së virusit./Gazeta Sinjali/