image Deputeti i AAK-së: Kosova është shndërruar në një shtet kopil, qeveritarët duhet të kthjellen pak

Politikë

Deputeti i AAK-së: Kosova është shndërruar në një shtet kopil, qeveritarët duhet të kthjellen pak

news image

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka komentuar veprimet e Qeverisë Kurti, për të cilën tha se duhet “të kthjellen pak”.

Tutje, ai komentoi edhe raportet me ndërkombëtarët për të cilat tha se Kosova është shndërruar në një shtet kopil e edhe kryeneç.

“Kosova është shndërru në një shtet, ta quajmë kopil dhe kryeneç”, tha Dreshaj në Frontal, teksa ishte duke folur për raportet me ndërkombëtarët.

Deputeti i AAK-së deklaroi se gjithkush mund edhe të gabojë, duke shtuar se si Qeveri duhet të kthjellen pak.

“Kam përshtypjen që ndoshta është koha të kthjellen pak”.

/GazetaSinjali/