Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas emrërimit të bordeve të reja.
Syla ka postuar fotografi me zotimet e nënshkruara nga Kurti, ndër të cilat është edhe depolitizimi i bordeve.
Mbrëmë qeveria ka emëruar si pjesë e bordeve apo kryesues disa anëtarë të VV-së.
Për këtë, Syla tha se Kurti e lëshoi bajrakun.
“Me i shkel zotimet e dikujt tjetër nuk është asgjë. Por, me i shkel “ZOTIMET” tua, beso që është shumë e rëndë, pasi erdhe në pushtet me këto zotime. Albin Kurti, të ndryshoi pushteti, e lëshove bajrakun!”, ka shkruar Syla në rrjetin social Facebook./GazetaSinjali/