image Deputeti i AAK-së i reagon VV-së: Qëndrimi ndryshe është vlerë e demokracisë

Politikë

Deputeti i AAK-së i reagon VV-së: Qëndrimi ndryshe është vlerë e demokracisë

news image

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosjes, për të cilën ka thënë se është në opozitë për shkak të qasjes së tyre.

Syla përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se qeveria nuk është parti politike e as pronë e kryeministrit dhe se qëndrimi e votimi ndryshe përbën vlerë të demokracisë, transmeton Gazeta Sinjali.

“Veç disa njerëz nga LVV kujtojnë se qeveria është një parti politike dhe ajo është pronë e kryeministrit. Ata nuk arrijnë ta kuptojnë se qëndrimi dhe votimi ndryshe është vlerë e demokracisë. Atyre nuk u bjen tamam asnjë vendim e asnjë votim, nëse nuk është i tyre. Prandaj janë aty ku janë. Kosova nuk është as Kore Veriore e as Iran”, ka shkruar ndër të tjera deputeti Syla./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/gazmend.syla.12/posts/4003548569687820