image Deputeti i AAK-së: Ftoj aktivistët dhe mbështetësit e VV-së të mos përkrahin ide që çojnë në vëllavrasje

Politikë

Deputeti i AAK-së: Ftoj aktivistët dhe mbështetësit e VV-së të mos përkrahin ide që çojnë në vëllavrasje

news image

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka thënë se idea që prej pushtetit me e përmbys shtetin, është ide dhe praktikë millosheviqiane.

Syla u ka bërë thirrje aktivistëve dhe mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje që të mos mos përkrahin ide, për të cilat thotë se çojnë në vëllavrasje.

“Breza e breza kanë luftu që një ditë me ardh liria.
Idea që prej pushtetit me e përmbys shtetin, është ide dhe praktikë millosheviqiane. Ju bëj thirrje aktivistëve dhe mbështetësve të LVV, të cilët me mundin e sakrificën e tyre janë pjesë e historisë më të re të popullit tonë, para dhe gjatë Luftës Çlirimtare, por dhe pas lufte në shtetndërtim; të mos përkrahin ide të tilla që çojnë në vëllavrasje”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/gazmend.syla.12/posts/3963268573715820