Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka thënë se idea që prej pushtetit me e përmbys shtetin, është ide dhe praktikë millosheviqiane.
Syla u ka bërë thirrje aktivistëve dhe mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje që të mos mos përkrahin ide, për të cilat thotë se çojnë në vëllavrasje.
“Breza e breza kanë luftu që një ditë me ardh liria.
Idea që prej pushtetit me e përmbys shtetin, është ide dhe praktikë millosheviqiane. Ju bëj thirrje aktivistëve dhe mbështetësve të LVV, të cilët me mundin e sakrificën e tyre janë pjesë e historisë më të re të popullit tonë, para dhe gjatë Luftës Çlirimtare, por dhe pas lufte në shtetndërtim; të mos përkrahin ide të tilla që çojnë në vëllavrasje”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook./GazetaSinjali/