image Deputeti i AAK-së e sulmon Zemajn: Vetëm po reklamohesh para kamerave, Zotin e paçim në ndihmë

Kosovë

Deputeti i AAK-së e sulmon Zemajn: Vetëm po reklamohesh para kamerave, Zotin e paçim në ndihmë

news image

Dputeti i AAK-së, Gazmend Syla e ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn për menaxhimin e situatës me COVID 19.

Syla ka thënë se qytetarët që kanë komplikime nga COVID-19 po harxhojnë deri në 600 euro vetëm për medikamente.

“Qytetarët e Kosovës që kanë komplikime prej COVID-19 e që kanë nevojë për trajtim disa herë në ditë në institucionet mjekësore, harxhojnë deri në 600 euro (me raste edhe më shumë) për medikamente. Disa prej tyre e kanë ndonjë të afërm në diasporë, disa të tjerë kanë paga që iu mundësojnë të marrin hua apo kredi”, ka shkruar Syla, duke pyetur se çka bëjnë qytetarët që nuk i kanë këto mundësi.

Sipas tij, përgjegjësit e shëndetësisë në vend vetëm dalin e, siç thotë ai, “krrokatin” e reklamohen para kamerave.

“Përgjegjësit për shëndetësinë në vend, vetëm dalin e krrokatin e reklamohen para kamerave dhe asnjë gjë tjetër, avaz ky që zgjat prej ditës së parë të pandemisë. Zotin e paçim në ndihmë”, ka shkruar Syla. /Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/gazmend.syla.12/posts/4393533024022704