image Deputeti i AAK-së e krahason ministrin Reka me Esat Pashën

Kosovë

Politikë/ Deputeti i AAK-së e krahason ministrin Reka me Esat Pashën

news image

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së mininistrit të Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, i cili tha se Kosova duhet të lejojë që Serbisë t’i hapet korridori për daljen në Detin Adriatik, duke ia mundësuar futjen edhe në Shqipëri.

Syla e ka krahasuar këtë ide të Rekës me ato të Esat Pashës.

Tutje, deputeti Syla duke iu drejtuar Blerim Rekës ka thënë se ideja e tij i ngjan ëndërrave mesjetare serbe dhe planeve të Granshaninit.

“Blerim Reka, ideja jote për daljen e Serbisë në det, i ngjan ëndërrave mesjetare serbe, e i ngjan edhe planeve të Grashaninit. Esat Pasha, pothuajse e realizoi këtë ide, po të mos ishte ndërhyrja austriake”, ka shkruar ndër të tjera Syla në një postim në Facebook./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3670661276309886&set=a.259902307385817&type=3&theater