Deputeti i Bundestagut, Knut Abraham ka thënë se masat e bëra publike nga Komisioni Evropian kundër Kosovës janë një gabim.
Abraham ka thënë se mbyllja e një syri përballë problemit real dhe presioni te pala më e dobët asnjëherë s’ka funksionuar.
“Masat e shpallura nga Komisioni i BE-së kundër Kosovës janë gabim. Mbyllja e njërit sy ndaj problemit të vërtetë dhe presioni ndaj anës së dobët nuk ka funksionuar kurrë”, ka shkruar Abraham.
Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Komisionit Evropian, Jan Koopman dje ka thënë se po përgatiten një sërë masash ndaj Kosovës.
Ai përmendi pezullimin e punës të të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), pezullimin e financimit të programeve të BE-së, mosmiratimin e projekteve nga Fondi për investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimin e takimeve në nivele politike.
The measures announced by the EU Commission against Kosovo are a mistake. Turning a blind eye to the real problem and pressuring the weaker side has never worked.https://t.co/MwFln1fSlt
— Knut Abraham, MdB (@Knut_Abraham) June 28, 2023