Deputeti britanik nga Partia e Punës dhe Kooperativës, Stephen Doughty, ka thënë se është i alarmuar për ngjarjet në veri të Kosovës me barrikadat ilegale e ngritura nga serbët.
Ai tha se vendi i tij ka një rol kyç, prandaj edhe ia shtroi pyetjen se çka po bën për këtë.
“Thellësisht i alarmuar nga bllokadat dhe paqëndrueshmëria në veri të Kosovës. E rëndësishme është kufizimi dhe de-përshkallëzimi; Barrikadat ilegale të vendosura nga serbët e Kosovës duhet të hiqen; Sulmet ndaj gazetarëve dhe aktiviteti i armatosur i disidentëve duhet të marrin fund. Mbretëria e Bashkuar ka rol kyç – çfarë hapash po ndërmarrim urgjentisht?”, ka shkruar ai në Twitter.
Ai gjithashtu ka rishpërndarë një postim të një anëtari të Partisë së Punës britanike, David Lammy, i cili ka thënë se është i shqetësuar nga tensionet në Kosovë.