Shpenzimet e deputetëve dhe drejtuesve tjerë të institucioneve vazhdimisht kanë marrë vëmendjen, pasi që në raste jo të rralla këto shpenzime kanë qenë mjaft të mëdha.
Disa shpenzime janë publikuar edhe së fundmi nga Kanal 10, që kanë të bëjnë me shpenzimet për karburante nga deputetët e Kosovës, për periudhën nëntor-dhjetor 2021, raporton Gazeta Sinjali.
Deputetët me më së shumti shpenzime për karburante janë Pal Lekaj nga AAK-ja dhe Duda Balje nga SDU, me 870 euro shpenzime.
Në vendin e tretë renditet Yllëza Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje, me 810 euro shpenzime.
Lista e plotë:
Pal Lekaj-870 euro
Duda Balje-870 euro
Yllëza Hoti-810 euro
Albana Bytyqi- 780 euro
Hajdar Beqa-750 euro
Artan Abrashi-690 euro
Armend Zemaj-690 euro
Fatmire Kollçaku- 690 euro
Gramos Agusholli-630 euro
Haxhi Avdyli- 630 euro /GazetaSinjali/