image Deputetet kërkojnë nga Kurti që gratë të përfshihen në dialogun me Serbinë

Politikë

Deputetet kërkojnë nga Kurti që gratë të përfshihen në dialogun me Serbinë

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe zëvendësi i tij Besnik Bislimi janë personat kyç në procesin e dialogut me Serbinë të nisur qysh në vitin 2011.

Pjesë e ekipit nuk janë përfshirë edhe gratë, ndonëse këtë proces për një kohë të gjatë e kishte udhëhequr një grua, ish-kryenegociatorja, Edita Tahri.

Tash kur ky proces po konsiderohet që ka hyrë në fazën finale, vet gratë po kërkojnë që të përfshihen në këtë proces.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka thënë se në këtë proces duhet të përfshihen 50% i shoqërisë që janë edhe gratë.

Sipas saj, gratë e kanë dëshmuar se mund të jenë pjesë e proceseve të rëndësishme për vendim me potencialin dhe suksesin e treguar në vazhdimësi.

“Absolutisht do të duhej të ishte thirrje për Qeverinë e cila duhet ta shoh këtë proces që edhe 50 përqindëshi i munguar të bëhet pjesë e një mekanizmi të tillë të rëndësishëm po e them kemi potencial, kemi kapacitete të rëndësishme si shtet dhe kemi gra të cilat kanë shënuar suksese në këtë rrugëtim e që do të duhej të ishin pjesë e këtij mekanizmi të rëndësishëm dhe besoj shumë që Qeveria duhet ta merr në konsideratë këtë mungesë, këtë abstenim nga një vlerë e shtuar e Kosovës”.

Por ajo thotë se ka një çakordim sa i përket dialogut me Serbinë, duke kërkuar që të sigurohet epilogu i njohjes së ndërsjellët ndërmje të dy vendeve.

Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku-Rexhepi theksoi se qasja e Qeverisë karshi dialogut është negative, duke shtuar se nuk ka rezultate sa i përket këtij procesi.

Megjithatë, ajo tha se gratë duhet të përfshihen sa më parë në dialog sepse e kryejnë punën me shumë përgjegjësi, korrektësi dhe me transparencë.

“Kjo Qeveri e ka qasjen negative karshi dialogut. Ju po e shihni se asnjë lëvizje pozitive nuk ka të bëjë, asnjë takim konstruktiv apo që jep një rezultat nuk është me dialogun. Sa i përket grave, normalisht që gjithmonë gratë e kanë vendin e merituar dhe duhet të përfshihen edhe në dialog edhe në të gjithë sektorët sepse gratë në përgjithësi e kryejnë punën me shumë përgjegjësi, me korrektësi dhe me transparencë. Unë nuk kam së paku informata që një grua është akuzuar apo është dënuar për korrupsion sepse gratë janë në përgjithësi më të përgjegjshme”.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj potencoi se ka ngecje në dialog, duke theksuar se asnjë grua nuk është pjesë e këtij procesi.

“Ne po shohim që kemi ngecje në dialog edhe ky lloj dialogu është stërzgjatë së shumti. Ju e dini që gjatë këtij procesi të dialogut në një periudhë kohore ne e kemi pasur një krye negociatore e cila ka qenë grua dhe që është munduar dhe e ka udhëheq procesin e dialogut ndërsa tash po shohim se procesi i dialogut po udhëhiqet prej kryeministrit Kurti dhe zëvendëskryeministri të parë Besnik Bislimi”.

“Ne nuk e kemi parë ndonjë progres në këtë pjesë të dialogut po edhe nuk e kemi parë që e kanë të përfshirë ndonjë grua në këtë proces të dialogut. Është mirë që në fusha të ndryshme ose kur dialogohet qoftë për ekonomi ose në tema të ndryshme të përfshihen edhe gra profesionale të fushave të caktuara. Unë mendoj që gratë janë më të përgjegjshme dhe janë më kooperative sa i përket procesit të dialogut”.

Ajo potencoi se ende nuk e dinë se cila është platforma e bisedimeve për dialog, por thotë se i ofrojnë përkrahje pozitës që këtë proces ta përmbyllë me njohje reciproke, raporton EO./GazetaSinjali/