image Deputetët u kërkojnë llogari për rritje të shpenzimeve zyrtarëve të AKP-së

Kosovë

Deputetët u kërkojnë llogari për rritje të shpenzimeve zyrtarëve të AKP-së

news image

Anëtari i Bordit të Drejtorëve në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Hajzer Salihu është deklaruar se kjo agjenci nuk bën harxhime luksi, përcjellë Gazeta Sinjali.

Ai këtë deklaratë e ka bërë në prezantimin e raportit vjetor financiar të AKP-së për vitin 2019, para Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Tranfere, për çka edhe u nxit debat.

Në prezantim ai ka folur për mënyrën se si është shpenzuar buxheti i AKP-së.

Buxheti i AKP vjen në dy mënyra burimi i të hyrave vetanake dhe nga buxheti i qeverisë. AKP e ka shfrytëzuar 97 për qind buxhetin e planifikuar. Ajo qe duhet te theksojmë është që AKP-ja është ndër organizatat nuk harxhon me luks buxhetin. Tek kategoria e mallrave dhe shërbimeve 740 mije euro. AKP-ja ka arritur të kursejë rreth 800 mijë euro nga kjo kategori. Arsyeja e kursimit janë uljet e shpenzimeve. Në shpenzimet kapitale janë paraparë 30 mijë euro dhe nga projekti i realizuar janë kursyer në këtë kategori 7 mijë euro”, ka thënë Salihu.

Deputetja, Yllëza Hoti, ka pyetur përfaqësuesit e AKP-së se pse janë rritur shpenzimet për internet në këtë institucion.

Te pjesa e shpenzimit për internet është rritje shumë e madhe prej vitit 2018, sa ka qenë rreth 2 mijë, në vitin 2019 janë harxhuar rreth 11 mijë euro”, ka thënë Hoti.

E drejtori menaxhues në AKP, Valon Tolaj, tha se për lidhjen e kontratës së shërbimeve të telekomunikacionit janë imponuar nga Agjencia Qendrore e Prokurimit.

Me hyrje të operatorit që është përzgjedh nga AQP-ja është përzgjedhur Posta dhe janë ngritur çmimet. Para vitit 2019 ka qenë operator privat që është kontraktuar nga AKP. Ndërsa në vitin 2019, kemi pasur imponim nga AQP-ja, e cila i imponon të gjitha institucionet për këtë shërbim me çmimin që ata e kanë caktuar me kontratë”, ka thënë Tolaj.

Hekuran Murati, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kundërshtuar qëndrimin e Salihut se “ka kursime në shpenzime të luksit”.

Thatë që s’ka shpenzime të luksit megjithatë shihet që në raport me vitin paraprak keni pasur rritje pothuajse në të gjitha shpenzimet. Dhe kategoria me rritjen më të madhe është ajo për paga dhe mëditje. Paga mesatare del 1763 euro për punëtor, nuk e di a mund të flasim për evitim të luksit në këtë rast. Në raport shihet se AKP ka një borxh prej 86 mijë euro, a është shlyer ky borxh. Keni angazhuar 68 punonjës me kontratë mbi vepër a janë zhvillu procedurat e rekrutimit?”, ka pyetur ai Salihun i cili ka thënë se diferenca e shpenzimeve për paga dhe mëditje në krahasim me vitin 2018 është bërë për shkak të rritjes së të punësuarve në administratë dhe kompletimit të bordit të AKP-së.

Ndryshe, ka dështuar votimi në parim i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. 2-3 minuta pa dalë në votim kjo pikë, deputetja e Listës Serbe, Verica Qeraniq e ka lënë sallën.

/Gazeta Sinjali/