image Deputetët i ngritën mocion mosbesimi qeverisë bullgare, por nuk patën sukses

Botë

Deputetët i ngritën mocion mosbesimi qeverisë bullgare, por nuk patën sukses

news image

Rreth 102 deputetë ishin kundër kryeministrit bullgar, Boyko Borissov, ku edhe inicuan mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë së tij, por nuk patën sukses.

Ky mocion u ngrit pas protestave kundër korrupsionit të qytetarëve bullgarë, megjithatë numri deputetëve që ishin kundër rrëzimit të qeverisë ishte më i madh se i atyre kundër, rreth 124 deputetë nuk e votuan mocionin e mosbesimit në Kuvend.

‘Mijëra bullgarë kanë dalë në rrugë kundër qeverisë së qendrës së djathtë gjatë dy javëve të kaluara. Ata kanë thënë se po e kundërshtojnë korrupsionin e nivelit të lartë’, shkruan “Reuters”.

Që nga ardhja e kësaj qeverie në pushtet në vitin 2017, 5 herë u inicua mocion mosbesimi, kryesisht nga socialistët e opozitës.

Kryeminsitri Borissov ka thënë se do ta shqyrtojë riformatimin e qeverisë, por e ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Ai i ka dhënë merita vetes për riparimin e inftrastrukturës së shkatërruar të vendit dhe rritjen e të ardhurave në shtetin më të varfër të Bashkimit Evropian. Megjithatë, kritikët kanë thënë se ai ka bërë pak për të dëshmuar se e ka seriozisht çrrënjosjen e korrupsionit të nivelit të lartë.

Partnerët e koalicionit qeveritar do të takohen në ditët e ardhshme për të diskutuar rreth mënyrave për adresimin e protestave më të mëdha antiqeveritare që nga viti 2013./ Gazeta Sinjali/