Ish-ministri i Drejtësisë, tani deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, thotë se kryeparlamentarja Vjosa Osmani po dëmton imazhin e demokracisë.
Sipas tij, për shkak të sjelljes së saj antiligjore e irracionale dhe ‘të qëllimshme e të akorduar me Albin Kurtin’, opozitës po i kufizohet ushtrimi i rolit të saj.
“Rruga e tyre për bllokimin tonë në Kuvend, është rrugë qorre dhe do t’i shpie në qorrsokak”, shkruan Tahiri në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.
Postimi i tij i plotë:
Kujtojmë se PDK ka bojkotuar mbledhjet e kryesisë së Kuvendit për shkak se Vjosa Osmani në ditën e parë të punës si kryeparlamentare kishte zhvendosur fotografinë e presidentit Thaçi, duke e zëvendësuar me atë të ish-presidentitt Ibrahim Rugova. /Gazeta Sinjali/