Përderisa në Kuvendin e Kosovës po fliste ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, pranë foltores kanë dalur deputetet e AAK-së, Teuta Haxhiu dhe Time Kadrijaj për të vendosur pankata të mëdha në sfond.
Teuta Haxhiu dhe Time Kadrijaj kanë vendosur një pankartë, “Serbia nuk kalon” më pas ka dalë edhe deputeti Shkumbin Demalijaj për të vendosur pankartën ‘Serbia kalon’, raporton Gazeta Sinjali.
Pankartat janë vendosur në shenjë pakënaqësie për heqjen e taksës nga Qeveria Kurti. /Gazeta Sinjali/