image Deputetes nuk i lejohet të hyjë në seancë me maskën mbrojtëse kundër koronavirusit

Botë

Botë/ Deputetes nuk i lejohet të hyjë në seancë me maskën mbrojtëse kundër koronavirusit

news image

Deputetes nga SVP (Partia Popullore Zvicrane) Magdalena Martullo-Blocher iu ndalua vendosja e një maske mbrojtëse në sallën e parlamentit në Zvicër.

Kryetarja e Dhomës Nacionale të Parlamentit, Isabelle Moret e ndaloi atë duke i thënë që duhet ta hiqte maskën.

“Ajo më tha se duhej ta hiqja maskën,” ka deklaruar Martullo-Blocher për Keystone-SDA.

Deputetja më pas është larguar nga salla. Martullo-Blocher tha se ajo ende nuk kishte vendosur nëse do të kthehej në sallë pa maskë apo do të qëndronte larg debatit.

Ndryshe, koronavirusi deri më tani sipas mediave të huaja, raportohet të ketë marrë jetën e mbi 2 mijë e 900 personave./GazetaSinjali/