image Deputete e Alternativës apo e Vetëvendosjes? - Mimoza Kusari-Lila tregon pozitën e saj

Politikë

Deputete e Alternativës apo e Vetëvendosjes? – Mimoza Kusari-Lila tregon pozitën e saj

news image

Mimoza Kusari – Lila, ka sqaruar pozitën e saj në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e ardhshme, ku më herët ishte cilësuar si deputete e Alternativës dhe jo e Vetëvendosjes.

Kusari – Lila në rtv dukagjini ka thënë se ajo përfaqëson Alternativën, por që në Kuvendin e Kosovës merr pjesë nga lista e Vetëvendosjes dhe si e tillë ka bashkëpunim të mirë me këtë parti, raporton Gazeta Sinjali.

“Alternativa është me VV dhe ka qenë një marrëveshje për bashkëpunim në listë dhe ligjërisht dhe zyrtarisht i ka 29 deputetë”.

“Unë e përfaqësojë Alternativën sepse jemi të regjistruar në KQZ dhe funksionojmë, gjithashtu kemi një bashkëpunim të mirëfilltë dhe substancialë me VV-në, por nuk dua që prezenca ime të përdoret në raport apo në kundërshtim me një vlerë dhe një fitore që është krijuar gjatë kësaj fushate”, ka deklaruar Kusar-Lila.

Më tutje ajo ka thënë se pozita e saj është caktuar më 6 tetor dhe pozita e saj nuk duhet të diskutohet në këtë kontekst.

“Mimoza Kusari-Lila është njëra prej deputetëve të listës së VV-së dhe është përcaktuar me 6 tetor dhe tashmë, çfarëdo trajtimi apo diskutimi me pozitën time është e tepërte dhe vet fokusi tek prezenca ime është jo korrekte nga LDK-ja”, ka deklaruar Kusari – Lila./Gazeta Sinjali/