Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka njoftuar se e ka kaluar koronavirusin pas testit që ka bërë, raporton Gazeta Sinjali.
Ai e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook, duke iu uruar shëndet të gjithë personave që janë duke u përballur me pandeminë COVID-19.
“Të nderuar miq, e kam bërë testin disa herë të fundit dhe më ka rezultuar që kam kalu virusin COVID-19, të gjithë atyre që po përballen me këtë pandemi ju uroj shëndet”, ka shkruar Haradinaj.
Kujtojmë që në Kosovë numri i rasteve aktive është 1 mijë e 294, kurse deri më tani 632 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit. /Gazeta Sinjali/