Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës sot ka pranuar donacionin e radhës nga Batalioni Danez i KFOR-it, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një postim në faqen zyrtare të këtij departamenti në Facebook, është bërë e ditur se donacioni i pranuar janë pajisje teknologjike të cilat janë dorëzuar në MediLab-in e departamentit për çështje gjinore të komandantit të KFOR-it, Elisabeth Schleicher dhe Andreas Zach.
Në emër të Departamentit të Gazetarisë, profesoresha Remzie-Shahini-Hoxhaj dhe profesori Alban Zeneli kanë falënderuar KFOR-in për këtë donacion dhe ndihmën me pajisje që vazhdimisht i jepet këtij departamenti.
“Në emër të Departamentit, profesorsha Remzie Shahini-Hoxhaj dhe Alban Zeneli i kane falenderuar për këtë donacion dhe ndihmën e vazhdueshme me pajisje që ky mision i jep Departamentit të Gazetarisë. Këto pajisje do të ndihmojnë që puna praktike e studentëve në fushën e mediave të reja të jetë më mobile dhe kreative“, thuhet në postim. /GazetaSinjali/