image Departamenti amerikan: Sanksionet ndaj Rusisë po funksionojnë

Botë

Departamenti amerikan: Sanksionet ndaj Rusisë po funksionojnë

news image

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar ditën e sotme se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga Perëndimi po funksionojnë.

Koordinatori i sanksioneve të Departamentit Amerikan James O’Brien tha se sanksionet janë funksionale dhe se Rusia po përpiqet të mbledhë financa. Sipas tij Rusia po zëvendëson shumë artikuj me të tjerë me cilësi më të ulët.

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Evropa, Kanadaja, SHBA, Japonia dhe Britania e Madhe kanë vendosur një sërë sanksionesh ndaj Moskës për të zvogëluar aftësinë e saj për të bërë luftë.

Disa zyrtarë të BE-së janë të shqetësuar se Kina ose India mund të ndihmojnë Moskën të anashkalojë sanksionet duke shitur pajisje me përdorim të dyfishtë që mund të përdoren për qëllime ushtarake, por O’Brien tha se Rusia ishte përpjekur dhe nuk arriti të merrte materiale në këtë mënyrë.

“Rusia është tani në një situatë që duhet të blejë nga shitës të panjohur me çmime të pasigurta dhe të marrë pajisje me cilësi të panjohur. Nuk ka asnjë mënyrë për të drejtuar një ekonomi moderne mbi këtë bazë,” tha ai.

/GazetaSinjali/