Departamenti amerikan i Shtetit, janë shprehur të lumtur për rolin e BE-së si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Shqipëri.
“Jemi të lumtur që Bashkimi Evropian ka organizuar takime mes Serbisë dhe Kosovës dhe ne ofrojmë mbështetjen e plotë”, është theksuar në një përgjigje me shkrim të zëdhënësit të departamentit të Shtetit.
I pyetur rreth vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi pas më shumë se 20 muajsh, ai ka thënë se qëllimi i tyre është një marrëveshje për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve mes dy vendeve.
“Normalizimi është esencial në sigurimin e stabilitetit progresit dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimorë” është përgjigjur ai për VOA.
Dialogu Kosovë-Serbi i lehtësuar nga BE-ja ka vazhduar më 16 korrik në Bruksel pas rreth 20 muajsh.
Ai u ndërpre në nëntorin e 2018-ës kur Qeveria Haradinaj vendosi taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës./ Gazeta Sinjali/