image Dentisti heq dhëmbin më të madh në botë

Botë

Dentisti heq dhëmbin më të madh në botë

news image

Një dentist gjerman u bë i njohur, pasi nxori dhëmbin më të gjatë në histori.

Mjeku Max Lukas zbuloi se pacienti kroat kishte një dhëmb jashtëzakonisht të madh që shkaktonte ënjtje të nofullës së sipërme. Ai informoi pacientin se rasti është i rrallë dhe se ai duhej të nxirrte dhëmbin sa më shpejt që të ishte e mundur.

Dhëmbi i pacientit ishte 3.72cm i gjatë dhe ishte dhëmbi më i gjatë i gjetur ndonjëherë tek një njeri.

Pas operacionit, pacienti u lirua nga dhimbja dhe mjeku shkoi në Librin e Rekordeve Guinness për të regjistruar arritjet e tij.

Rekordi i mëparshëm u mbajt nga mjekë nga India që kishin hequr  një dhëmb 3.67 cm, që është pesë milimetra më i vogël se dhëmbi kroat. /Gazeta Sinjali/