image Denoncimi nga Mali i Zi, Mehmeti: Rrahja e 3 shqiptarëve nuk ishte aspak rastësi

Shqipëri

Denoncimi nga Mali i Zi, Mehmeti: Rrahja e 3 shqiptarëve nuk ishte aspak rastësi

news image

Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci, 3 të rinjtë shqiptarë që ishin nisur për Gjermani, u dhunuan barbarisht dy ditë më parë në Mal të Zi nga 8 persona të veshur me veshje ushtarake.

Për këtë situatë ka folur kreu i Lidhjes Demokratike në Malin e Zi, Saubih Mehmeti i cili tha në se ngjarja nuk është aspak rastësi. Sipas tij, urrejtja e serbëve në Mal të zi ndaj shqiptarëve është patologjike.

“Herë pas here grupe të caktuara dhunojë shqiptarët dhe institucionet e tyre dhe kjo nuk është e rastësishme. Reagimi nga institucionet është i pamjaftueshëm; u tha që janë arrestuar 5 persona dhe vetëm për 2 dihet identiteti, ku janë 3 personat e tjerë apo çfarë identiteti kanë nuk dihet. Grupet kriminale përdorin të gjitha mjetet e mundshme dhe veshjet ushtarake, ata kanë një urrejtje ndaj shqiptarëve. Nuk është e vërtetë që ka ndodhur për shkak të konfliktit në komunikim, pasi pas daljes nga trageti ka një radhë. Dua të besoj deklaratën e 3 të rinjve shqiptarë”, tha ai për EuronewsAlbania.

/GazetaSinjali/