image Policia dënon me 500 euro lëmosh kërkuesin në Ferizaj - Sinjali

Policia dënon me 500 euro lëmosh kërkuesin në Ferizaj

news image

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt.

Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar personin, me inicialet : H.SH i moshës 69-vjeçar dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje.

I moshuari është gjobitur me 500 euro, shkruan Gazeta Sinjali.

Në lidhje me këtë është njoftuar edhe gjyqtari nga Gjykata Themelore të Ferizajt, Divizioni i Kundërvajtjes. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin