image Dënohet me tre vjet burgim punëtori i aeroportit në Egjipt, fotografonte fshehtë gratë pasagjere

Botë

Dënohet me tre vjet burgim punëtori i aeroportit në Egjipt, fotografonte fshehtë gratë pasagjere

news image

Një gjykatë egjiptiane e ka dënuar një zyrtar në aeroportin e Kajros me tre vjet burgim për fotografimin e fshehtë të grave pasagjere.

Njëra prej pasagjereve bëri një ankesë, pasi vuri re burrin duke fotografuar pjesët intime të trupit të saj, shkruan BBC, përcjell Gazeta Sinjali.

Pas kontrollimit të telefonit të të dyshuarit, iu zbulua se ai kishte marrë fotografi të ngjashme të 20 grave pasagjere.  /GazetaSinjali/